Keni plane për fundjavën?/ A do të ketë reshje shiu? Meteorologia zbulon si do të jetë moti gjatë 5 ditëve të ardhshme

Keni plane për fundjavën?/ A do të ketë reshje shiu? Meteorologia zbulon si do të jetë moti gjatë 5 ditëve të ardhshme

Mëngjesi i së mërkurës ishte i freskët, pavarësisht se dielli ka mbizotëruar në pjesën më të madhe të territorit. Meteorologia Tanja Porja thotë se temperaturat maksimale sot nuk pritet të tejkalojnë 22°C, ndërsa kushtet e kthjellëta do të vijojnë gjatë gjithë ditës. Sipas saj, dita e enjte sjell një ngrohje të lehtë të mëngjesit, rreth 2°C më shumë se e mërkura. Në zonat malore veriore temperaturat do të ngjiten në 3°C, ndërsa në kryeqytet dhe përgjatë bregdetit priten 11–14°C. “E enjtja sjell një rritje të lehtë, për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja dhe lindja e kontinentit”, shpjegoi meteorologia. Ndërsa e premtja pasdite pritet të sjellë më shumë vranësira dhe mundësi të pakta reshjesh vetëm në zonat kufitare verilindore. Nga e shtuna, moti...