Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
“Barazia Gjinore”: ta kenë “gëlltitur” krerët fetarë?!
Nga mazhoranca pretendohet se krerët e komuniteteve kryesore fetare në Shqipëri janë pajtuar me projektligjin e “Barazisë Gjinore”, një ditë para votimit të tij në parlament. Këtë lë të kuptuar Taulant Balla, numri dy i PS, pas një takimi me ta. “Më vjen mirë që edhe udhëheqësia e mençur e komuniteteve tona fetare, pasi u njoh me propozimet dhe amendamentet tona, vlerësoi këto formulime që burojnë pikërisht nga kjo traditë familjare”, citohet të ketë deklaruar Balla. Më herët, kjo figurë e lartë socialiste do shpallte se në projektligj nuk do njihej as një gjini tjetër veç burrit dhe gruas. /tesheshi.com/