Braktisi kuqezinjtë për Zvicrën, rrëfehet Bajrami: Më krenar jam për prindërit e mi sesa për veten

Braktisi kuqezinjtë për Zvicrën, rrëfehet Bajrami: Më krenar jam për prindërit e mi sesa për veten

Të mërkurën në mëngjes, Murat Yakin shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet përfundimtare kualifikuese të Botërorit 2026. Adrian Bajrami ka shanse të mira të jetë sërish pjesë e saj. Mbrojtësi i Luzernit debutoi me Zvicrën në tetor, në Slloveni. Pas hyrjes në lojë për pak minuta, u vlerësua nga idhulli i tij, Granit Xhaka, si “njeriu i së ardhmes”. “Vërtet nuk pata kohë të bëhem nervoz”, – thotë Bajrami duke kujtuar minutat e tij të para me kombëtaren helvete, ndërsa e takojmë për intervistë në Luzernë. Në Ljubljanë, pas dëmtimit të Ricardo Rodriguez, gjithçka ndodhi shumë shpejt: “Kur po prisja në vijën anësore për t’u futur, mora frymë thellë dhe i thashë vetes: Tani hyj dhe luaj lojën tënde”. Në Lisbonë forcoi karakterinPërshtatjen e shpejtë...