“Express”: Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”, një parajsë tropikale vetëm pak orë larg nga Britania e Madhe

“Express”: Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”, një parajsë tropikale vetëm pak orë larg nga Britania e Madhe

Shqipëria, e konsideruar “Tajlanda e Evropës” që duket si një parajsë tropikale, është vetëm pak orë larg nga Britania e Madhe. Xhevahiri i fshehur i Evropës, që duket si një parajsë tropikale me ujëra bruz dhe peizazhe mahnitëse është vetëm pak orë larg me aeroplan nga Britania e Madhe, shkruan Aditi Rane në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. Ndërsa miliona pushues dynden në Tajlandë çdo vit për të vizituar ishujt e saj ikonikë tropikalë, ekziston një perlë e fshehur evropiane – që ofron një përvojë të ngjashme shumë pranë Britanisë së Madhe. Lumi Shala është quajtur “Tajlanda e Evropës”, duke ofruar një copëz parajse pa pasur nevojë të udhëtoni për orë të gjata dhe me çmime të përballueshme. Ai krenohet me...