Progres raporti/ Berisha kundër Gonzatos: Nuk flitet për shkëlqim, shpikje pasionante të disa personave që duan të fshehin të vërtetat

Progres raporti/ Berisha kundër Gonzatos: Nuk flitet për shkëlqim, shpikje pasionante të disa personave që duan të fshehin të vërtetat

Për Sali Berishën, progres raporti i BE-së për Shqipërinë nuk flet për progresin e mirë të vendit në negociata. Sipas tij, në raport nuk përmendet askund fjala shkëlqim, edhe pse vetë ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato e përmendi një gjë të tillë. Për kreun e PD-së, raporti i bëri një “radiografi” narkoregjimit të Ramës. “Unë e di se ndonjëri mund të thotë, ja ambasadori foli për shkëlqim, të tjerë në komision thanë të njëjtën gjë, unë u garantoj ju se në asnjë rresht, në asnjë fjalë nuk përdoret fjala shkëlqim, fjala e jashtëzakonshme, asnjë nga këta cilësorë nuk ekziston në raportin e Komisionit Europian. Që të gjitha janë shpikje pasiononte të individëve të caktuar që kërkojnë t’u dezinformojnë ju, t’u fshehin të vërtetat...