Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Letra që do ta lexosh, po s’do ta mbash mend
Çapajev Gjokutaj Nga Çapajev Gjokutaj I dashur ishi im, Po të shkruaj, edhe pse nuk jam e sigurt nëse më kujton. Edhe pse e ndarë prej teje, vazhdoj të ta ndjej mungesën. Një jetë të tërë bashkë, në të mirë, por më shumë në të keqe. Më mungon zëri yt. Ai zë që dikur më thërriste me ëmbëlsi, pastaj nisi të më jepte urdhra, pastaj erdhën nervozizmi, britmat, dhe në fund… heshtja. Harresa. Si një perde që ra ngadalë mbi gjithçka që kishim. Më ke përdorur si shërbëtore, jo thjesht për të të ndihmuar, por për të të mbajtur në këmbë kur ti vetë nuk dije si të ecje. Më shtrydhe për të tejkaluar frikërat, për të zbutur dështimet, për të fshehur pasiguritë. Doje të...