Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Metën/ Në burg prej 1 viti, kërkesa e ish-presidentit ‘shkon’ në seancë plenare

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Metën/ Në burg prej 1 viti, kërkesa e ish-presidentit ‘shkon’ në seancë plenare

Mbledhja e gjyqtarëve vendosi të kalojë në seancë plenare pra me shqyrtim dokumentar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në burg prej rreth një 1 viti ka depozituar kërkesë për shpalljen si jo kushtetues. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së gjyqtarëve kushtetues me dyer të mbyllura e cila sapo ka përfunduar. Raportohet se  seanca plenare që do të mbahet në vazhdim do të jetë me dyer të mbyllura dhe jo e hapur si në rastin Veliaj dhe shqyrtimi do të jetë me bazë dokumentare.