Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Paratë e përfituara nga trafiku i drogës i transportonin përmes linjave të autobusit Itali-Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre
Krijuan shoqëri udhëtimi për transport të parave të fituara nga aktiviteti kriminal në Itali, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e 3 shtetasve dhe kompanive të tyre Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat dyshohet se përdoreshin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale. Hetimet mbi procedimin penal nr.323, të vitit 2025, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, i nisur mbi bazën e të dhënave të përcjella nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nisën pas dyshimeve...