“Korrupsioni i përhapur në sektorë të ndjeshëm”, ambasadori  i BE-së: Progres-raporti vlerëson punën e SPAK. Problem liria e shprehjes

“Korrupsioni i përhapur në sektorë të ndjeshëm”, ambasadori i BE-së: Progres-raporti vlerëson punën e SPAK. Problem liria e shprehjes

Shqipëria ka bërë përparime në disa sektorë gjatë këtij viti, vlerësoi Bashkimi Europian në progres raportin e publikuar ditën e djeshme. Por raporti evidenton gjithashtu edhe fushat ku Shqipëria ka bërë më pak përparim. Ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e kryeministrisë ku diskutuan gjetjet e progres-raportit. Ambasadori theksoi se korrupsioni mbetet ende problem, ndërsa vlerësoi punën e SPAK. Gonzato: Raporti thekson se në lidhje me funksionimin e gjyqësorit Shqipëria gjenjet ndërmjet një niveli të moderuar. Rezultate pozitive janë arritur me zbatimin e Reformës në Drejtësi. Raporti vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion 2024-2030. Megjithatë korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm dhe deri tani përpjekjet kanë...