Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Raporti i BE-së, Rama: Konfirmon se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur negociatat deri në 2027
Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri, në vijim të publikimit të raportit të Komisionit Europian për zgjerimin dhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Rama: Ky raport mbi të gjitha thotë një gjë: që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Patjetër që në këtë rrugë të duhur ka sfida në çdo hap. Sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore, por edhe cilësore në çdo hap. Natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri...