Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Zëdhënësi i Ballukut tentoi të trajtonte…”/ Bardhi: I vetmi kryeministër që ka numrin 2 të qeverisë të pandehur
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi u shpreh gjatë një konference për shtyp se marrja e pandehur e Belinda Ballukut nga SPAK, rrëzon propagandën e Qeverisë për progres të vendit në rrugën e integrimit europian. Në deklaratën e tij, Bardhi akuzoi Ramën se po tenton të manipulojë proceset e integrimit europian ashtu si tenderat publikë në vend, duke iu referuar skandalit të Tunelit të Llogarasë. Zv/kryeministrja Balluku është zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera. Gazment Bardhi: Pamë sot zëdhënësin e Ballukut krah ambasadorit të BE. Shqiptarët e ndoqën që Rama tentoi të trajtonte dhe traktatin e funksionimit të BE si Tunelin e Llogarasë duke menduar se mund të ndryshonte rregullat e BE si me kriteret e tenderit...