“Nuk është sekret”/ Bardhi ngre akuza të forta: Rama ka kërcënuar prokurorin për çështjen ‘Balluku’, verifikoni…

“Nuk është sekret”/ Bardhi ngre akuza të forta: Rama ka kërcënuar prokurorin për çështjen ‘Balluku’, verifikoni…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai ka ndërhyrë në drejtësi për të mbrojtur zëvendëskryeministren Belinda Balluku. “Nuk është sekret, e kam bërë publike. Disa ditë para se zonja Balluku të paraqitej në Prokurori, Rama ka marrë në telefon prokurorin dhe e ka kërcënuar. Është fakt i pamohueshëm. Mjafton që të verifikohen tabulatet,” – u shpreh Bardhi. Sipas tij, Rama ka tentuar të bëjë mbrojtjen politike të Ballukut, e cila, siç tha, “mban në dorë 40 për qind të buxhetit të shtetit dhe e përdor atë për abuzime në tendera”. “Ai e mban në detyrë që ajo të vazhdojë të abuzojë me tenderat. Po ndajnë në mënyrë korruptive, personale, për të...