Pyetet për Ballukun, Rama mbylll konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së

Pyetet për Ballukun, Rama mbylll konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së

Kryeministri Edi Rama shmangu sot komentet lidhur me hetimet që po zhvillon SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, Rama u pyet nga gazetarët mbi hetimin ndaj Ballukut, por zgjodhi të mos japë asnjë përgjigje dhe të mbyllë konferencën me ambasadorin e BE. Pyetja iu bë në anglisht, me qëllim që të dëgjohej edhe nga diplomati i BE. “A do vazhdojë Belinda Balluku të rrijë në zyrë megjithëse është marrë e pandehur nga SPAK,” ishte pyetja e gazetares. Ndërkohë, Rama tha se pyetjet duhet të jenë për raportin, edhe pse korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë së Ramës është çështje thelbësore e raportit dhe vetë procesit të integrimit. Pas...