Dybala ka pësuar 13 dëmtime që kur mbërriti te Roma, gati 40 ndeshje të humbura

Dybala ka pësuar 13 dëmtime që kur mbërriti te Roma, gati 40 ndeshje të humbura

5 Nëntor 2025 11:56 Alfred Lleshi Paulo Dybala është ndalur sërish. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe do të mungojë nga 3 deri në 6 javë, në varësi të reagimit të trupit dhe kujdesit të stafit mjekësor të Romës. Dëmtimet muskulore janë bërë një “konstante” në karrierën e tij vitet e fundit. Vetëm këtë sezon, pas më pak se 3 muajsh kampionat, Dybala ka pasur tashmë dy ndalesa për probleme muskulore. Që kur u bashkua me Romën, ish-lojtari i Juventusit ka munguar në 39 ndeshje, më shumë se një sezon i plotë. Në sezonin e parë humbi 15 ndeshje për shkak të 3 dëmtimeve të ndryshme; në sezonin 2023/24 mungoi 10 ndeshje për 4 dëmtime të tjera; ndërsa sezonin e kaluar sërish...