Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Krizë apo transformim: metamorfoza e leximit
Nga Albana Beqiri Në diskursin tonë të përditshëm termi “krizë e leximit” është bërë pjesë e fjalorit dhe narracionit të zakonshëm publik dhe atij akademik. Botuesit flasin dhe ankohen vazhdimisht për rënie të shitjeve, mësuesit nga ana e tyre ngrenë shqetësimin për nxënës që nuk e lexojnë dot qoftë edhe një libër deri në fund, ndërsa sociologët alarmojnë për humbjen e rolit emancipues të librit. Në dukje të parë, panorama e këtillë është pesimiste. Megjithatë, në të njëjtën kohë, tregu i librit (në Shqipëri dhe Kosovë) po përjeton një bum botimesh: çdo muaj dalin dhjetëra tituj të rinj, debutojnë plot autorë të rinj, përkthimet (që nga nobelistët deri te autorët më pak të njohur) po ashtu janë gjithnjë e më të pranishme dhe libraritë (ndonëse...