Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Nga 1 janari paga minimale 500 euro”, Rama: Rritja e parë, por jo e vetmja gjatë këtij mandati
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga 1 janari 2026, paga minimale në vend do të rritet në 500 euro, duke përfshirë rreth 307,850 punonjës. Kreu i qeverisë theksoi se kjo do të jetë vetëm rritja e parë gjatë mandatit të katërt, pasi synimi është që paga minimale të arrijë 700 euro në vijim. Në prezantimin e projektbuxhetit 2026, Rama u ndal edhe te pensionistët, duke theksuar se “pjesën e luanit” e zë mbështetja për ta, me 1.7 miliardë euro shtesë deri në vitin 2030 përmes rritjeve graduale të pensioneve dhe indeksimeve vjetore. Ai shtoi gjithashtu se qeveria do të subvencionojë për nëntë muaj me 90 milionë euro shtesën e kostos së sigurimeve për punonjësit në sektorin privat. Edi Rama: Pjesën e luanit...