Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Luftuan për liri, tash e pesë vite në qeli
Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. OVL-UÇK e cilësoi këtë si padrejtësi pesëvjeçare për luftëtarët e lirisë. “Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në postimin e OVL-UÇK. OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. /KosovaPress/