Arsenal perfekt në Champions, por Arteta nuk feston: Dua më shumë (VIDEO)

Arsenal perfekt në Champions, por Arteta nuk feston: Dua më shumë (VIDEO)

Pas shumë vitesh “letargji”, tifozët e Arsenal ëndërrojnë një vit me trofe, kjo pasi ekipi i Arteta vijon sezonin perfekt në çdo turne. Jo vetëm kreu i Premier League, “topçinjtë” po shkëlqejnë edhe në Champions, 4 ndeshje 12 pikë të plota, për më tepër janë i vetmi ekip që nuk ka pësuar asnjë gol, 11 të shënuar. Arsenal kaloi me lehtësi edhe Slavia e Pragës, triumfoi 0-3 në transfertën çeke. Në minutën e 32-të, pas rishikimit në VAR, gjyqtari i takimit akordoi penallti për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Saka u tregua i saktë duke kaluar Arsenal në avantazh. Në fraksionin e dytë, stafetën e mori Merino, me sulmuesin spanjoll që realizoi një “dopietë” golash. Në minutën e 46-të,...