Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Liverpool “skuq” Realin, MacAllister shemb “murin” Courtois, Slot në delir: Fitore e madhe
Liverpool “zgjohet” edhe në Champions, me të kuqtë që “thyejnë” Real Madrid, triumfuan 1-0 në “Anfield”, por ky rezultat duket një gënjeshtër në një kohë kur ekipi i Slot krijoi 17 raste, goditi 9 herë kuadratin dhe kishin të paktën 4 raste të pastra për gol, por Courtois u kthye në një mur të vërtetë. Fillimi i ndeshjes ishte një dialog i vazhdueshëm mes tij dhe Szoboszlai-t, fillimisht e ndali në mënyrë fantastike me këmbë, ndërsa më pas grushtoi një predhë të vërtetë të hungarezit. Me fillimin e pjesës së dytë, portieri i Real Madrid bëri sërish mrekullinë, këtë herë duke ndalur nga shumë pranë goditjen me kokë të Van Dijk. Brenda një minutë, në dy raste thuajse të ngjashme, Courtois fluturoi duke grushtuar në...