Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ronaldo zbulon kush e bindi të fejohej me Georgina Rodriguez, ja planet për martesë
Cristiano Ronaldo ka treguar se dy fëmijët e tij e frymëzuan të bënte një propozim “jo shumë romantik” dhe të paplanifikuar fejese për Georgina Rodriguez, pas rreth 9 vitesh bashkë. Modelja argjentino-spanjolle ndau lajmin në Instagram, me unazën e shkëlqyer, duke shkruar: “Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”. Ronaldo, që pranon se nuk është “një njeri shumë romantik”, rrëfeu për Piers Morgan: “Ndodhi rreth orës 1 pas mesnate. Vajzat e mia po flinin. Njëri prej shokëve ma dha unazën dhe ndërsa po ia jepja Georginës, vajzat e mia ndërhynë dhe thanë: ‘Babi, do t’ia japësh unazën mamit dhe do ta pyesësh të martohemi…’ E kuptova që ishte momenti i duhur. Nuk e kisha planifikuar atë natë, por ndjeva që ishte momenti...