“Napoli dhe Juventusi e humbën intensitetin dhe rrezikshmërinë në pjesën e dytë, ja pse”

“Napoli dhe Juventusi e humbën intensitetin dhe rrezikshmërinë në pjesën e dytë, ja pse”

5 Nëntor 2025 11:07 Alfred Lleshi Dy barazime me përmasa të ngjashme; Juventusi ndaj Sporting 1-1 dhe Napoli ndaj Eintracht Frankfurt 0-0. Fabio Capello komentoi në “Gazzetta dello Sport”: “Një gjë duket se i bashkoi skuadrat e Contes dhe Spallettit, përveç rezultatit; të dyja ranë në intensitet dhe rrezikshmëri në pjesën e dytë. Pse? Shpjegimi im është i zakonshëm; në Champions ritmi është tjetër, arbitrat flasin më pak dhe nuk ka kohë për të marrë frymë. Skuadrat italiane nuk janë të mësuara me këtë, ose jo të gjitha, ndaj për këtë vuajnë”. Mes elementëve të Juventusit që spikatën është Dusan Vlahovic, i cili dha një impuls “me forcë dhe vendosmëri”, duke shënuar golin e 1-1 pas pritjeve të jashtëzakonshme të Rui Silva. Sa i përket...