“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Për pensionistët, 1.7 miliardë euro më shumë deri në 2030

“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Për pensionistët, 1.7 miliardë euro më shumë deri në 2030

Kryeministri Edi Rama, me një video në Facebook, foli sërish për skemën e re të pensioneve. Kreu i qeverisë u shpreh se deri në fund të vitit 2029 pensionistët do të marrin 1.7 miliardë euro më shumë. “Pjesën e luanit në projektbuxhetin 2026 e zënë pensionistët, për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 milionë euro shtesë përveç indeksimit. Në 2027 e dyfishojmë shtesën 200 milionë euro plus indeksimi 45 milionë euro. Në 2028 trefishojmë 300 milionë euro plus indeksimi 46 milionë euro. Në 2029 e katërfishojmë, 400 milionë euro plus indeksimi 47 milionë euro dhe në 2030 e pesëfishojmë 500 milionë euro plus indeksimi 48 milionë euro. Pra, janë 1,7 miliardë euro më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht nga investimi...