Rama kërkon lirimin e Veliajt nga burgu, fundoset banda e Ballukut, ja mesazhi i kryeministrit për Gjykatën Kushtetuese

Rama kërkon lirimin e Veliajt nga burgu, fundoset banda e Ballukut, ja mesazhi i kryeministrit për Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama reagoi dje për herë të parë në rrjetet sociale, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendim, që kryeministri Edi Rama e lexon si një provë që ai nuk i ka kapur të gjitha pushtetet, duke iu përgjigjur nën rreshta edhe akuzave të opozitës për kapje të drejtësisë. Shefi i qeverisë thotë se nëse Kushtetuesja ka vlerësuar se kryebashkiaku i Tiranës nuk mund të largohet veçse me zgjedhje, atëherë sipas tij mbajtja e Erion Veliajt në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave të tij, por edhe në dëm të popullit të Tiranës. Në argumentimin e tij me 3 pika, Rama shkruan se tashmë është në dorë të Kushtetueses...