Lejuan ndërtimin pa leje të tri vilave në një zonë rezidenciale në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Lejuan ndërtimin pa leje të tri vilave në një zonë rezidenciale në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Pesë inspektorë të IMT-së janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’. Sipas uniformave blu, inspektorët lejuan ndërtimin pa leje të tri vilave në një zonë rezidenciale në Sauk, ndërsa mësohet se një tjetër është në hetim. Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve). Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong...