Fushata permanente/ Rama fal detyrimet tatimore e doganore një ditë pas ‘shuplakës’ nga KLSH

Fushata permanente/ Rama fal detyrimet tatimore e doganore një ditë pas ‘shuplakës’ nga KLSH

Qeveria e Edi Ramës ka përgatitur një projektligj për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore. Vendimi vjen në një kohë kur Edi Rama është akuzuar se vepron sikur është në fushatë permanente zgjedhore. Nga ana tjetër, vetëm një ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit paralajmëroi në Kuvend se realizimi i të ardhurave në vend është nën plan kryesisht për shkak të mosrealizimit të të ardhurave doganore dhe granteve, ndërkohë që në raportimin e tyre vijojnë të përfshihen arkëtime për parapagime të palidhura me një detyrim tatimor apo dhe zëra të tjerë jotatimorë. Projektligji, i hartuar nga Ministria e Financave dhe dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do...