Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter u shënua mëngjesin e sotëm. Lëkundjet u regjistruan në orën 09:16 në veriperëndim të Ksanthit, në Greqi, sipas regjistrimit automatik të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës. Tërmeti kishte një thellësi 5  kilometra dhe epiqendra e tij ndodhej 12 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ksanthit. Dridhja u ndje veçanërisht në zonën e gjerë, ndërsa në shkollat e Ksanthit, nxënësit dolën në oborr me udhëzimin e mësuesve, për arsye paraprake sigurie. Banorët e qytetit të Ksanthit kanë dalë nga shtëpitë e tyre ndërkohë që janë raportuar sende të rëna nga katet e sipërme të pallateve. Megjithatë, siç shkruan Xanthipost, deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të rënda.