Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ndërtimi i vilave pa leje në Sauk, në pranga 5 inspektorë të IMT, drejtuesja teknike dhe inxhinieri i subjektit
NDERTIMET PA LEJE NE SAUK TIRANË- 5 inspektorë të IMT janë vënë në pranga, dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, për ndërtimin e 3 vilave pa leje në zonën e Saukut në Tiranë. Inspektorët e arrestuar janë: Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj e Endri Dervishi. Ndërkohë që policia ka arrestuar po ashtu dhe drejtuesen teknike Bianka Xhumari dhe inxhinierin, Ritvan Gjikolaj. Po ashtu janë shpallur në këkim dy bashkëadministratorët e subjektit, si dhe arkitektja e projektit. "Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e...