Verstappen: Brazili garë e veçantë për mua që më karikon, këtu kam arritur disa fitore fantastike

Verstappen: Brazili garë e veçantë për mua që më karikon, këtu kam arritur disa fitore fantastike

Pak pilotë në Formula 1 mund të thonë se kanë një marrëdhënie të veçantë me një pistë sa Max Verstappen me Interlagos. Pista braziliane ka ofruar shumë momente unike në karrierën e 4 herë kampionit të botës, nga kalimi i tij epik nga jashtë ndaj Nico Rosberg në vitin 2016 deri te fitorja e tij e paharrueshme vitin e kaluar, me rikthimin e tij nga vendi i 17-të në të parin që në thelb i siguroi atij titullin për pilotë. “Brazili është një vend i veçantë për mua, jo vetëm për shkak të garave të pabesueshme dhe momenteve fantastike që kemi pasur atje, por edhe sepse vjehrrit e mi janë brazilianë“, theksoi Verstappen, i cili është i lidhur romantikisht me Kelly Piquet, vajzën e Nelson...