Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
26-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një apartament në Selanik, kishte plagë me armë zjarri në kokë
Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në një apartament në qendër të Selanikut. Sipas mediave greke, policia është njoftuar nga e dashura e tij, një 29-vjeçare greke, e cila ka raportuar ngjarjen. Në vendngjarje, oficerët e policisë kanë gjetur një pistoletë, katër fishekë, si dhe sasi të vogla kokaine dhe kanabisi. I riu kishte një plagë me armë zjarri në kokë. Autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes. Ndërkohë, e dashura e viktimës është arrestuar me akuzën e posedimit të drogës, lidhur me sasisnë e kokainës të gjetur në apartament. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë./vizionplus.tv