Paralajmërimi i fortë i eurodeputetit rumun, Cristian Terheș: Struktura antikorrupsion në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

Paralajmërimi i fortë i eurodeputetit rumun, Cristian Terheș: Struktura antikorrupsion në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

Eurodeputeti rumun Cristian Terheș në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ka dhënë një paralajmërim të fuqishëm për situatën aktuale në Shqipëri, duke tërhequr një paralele me fushatën antikorrupsion të Rumanisë 15 vjet më parë. Ai ka akuzuar se struktura e antikorrupsionit në Shqipëri po shfrytëzohet për të eliminuar kundërshtarët politikë dhe për të dëmtuar biznese. Terheș theksoi se gjykatat rumune kanë filluar të shpallin pafajësi për individë të hetuar në atë periudhë, për shkak të shkeljes së procedurave ligjore. Ai i bëri thirrje shoqërisë civile dhe opozitës shqiptare të raportojnë drejtpërdrejt në Bruksel për të siguruar një pasqyrë të saktë të ngjarjeve. Sipas tij, Shqipëria ka mundësinë të arrijë anëtarësimin në BE deri në vitin 2027, por reformat duhet të kryhen...