Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dudushi: Veliaj mori fitore të rëndësishme politike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Gazetari Alban Dudushi dhe njëherësh moderatori i emisionit “3D” ka deklaruar se Erion Veliaj mori një fitore të rëndësishme me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e la atë në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Dudushi vuri në dukje se “Gjykata Kushtetuese që është subjekti suprem, është rojtarja e Kushtetutës së vendit dhe në këtë lloj kuptimi vendosi balancën”. Ai theksoi se nga ana tjetër, kjo tregoi se kryeministri “Rama nuk i kontrollon të gjitha pushtetet në këtë vend”. “Pastaj përplasjet politike do të vazhdojnë. Z. Rama nuk është për të menduar si gjyqtar, është për të menduar si politikan, si drejtues i forcës politike më të madhe në vend dhe...