Kristiano Ronaldo tregohen detaje nga jeta e tij në Arabi, problem drejtimi i makinës e jo miliardat

Kristiano Ronaldo tregohen detaje nga jeta e tij në Arabi, problem drejtimi i makinës e jo miliardat

Adriatik BALLA Kristiano Ronaldo, ka zbuluar gjënë e vetme që nuk e pëlqen në jetën e tij në Arabinë Saudite. Ronaldo, 40 vjeç, aktualisht luan për klubin e Al Nasr në Saudi Pro League, pas transferimit nga Mançester Junajtid në dimrin e vitit 2022, pas përplasjes me trajnerin Erik ten Hag. Që atëherë, ai ka vazhduar të shënojë gola pa pushim, edhe pse është në dekadën e pestë të jetës dhe në vitin e 24-të të karrierës si futbollist profesionist. Ronaldo u bë i famshëm te Mançester Junajtid, përpara se të bëhej lojtari më i shtrenjtë në botë me transferimin e tij te Real Madrid në vitin 2009. Me 451 gola për madrilenët – më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e klubit –...