Ndahet nga jeta Ben Duncan, shoku i universitetit i Princit William dhe Kate Middleton!

Ndahet nga jeta Ben Duncan, shoku i universitetit i Princit William dhe Kate Middleton!

Ben Duncan, ish-ylli i “Big Brother UK”, ka ndërruar jetë javën e kaluar pasi ra nga një bar në Londër. Policia Metropolitane konfirmoi se ngjarja ndodhi më 30 tetor, rreth orës 23:00, në rrugën Cockspur, në zonën e Westminsterit. Sipas autoriteteve, Duncan ra nga çatia e hotelit luksoz Trafalgar St. James, një ndërtesë shtatëkatëshe shumë e frekuentuar në qendër të kryeqytetit. “Pavarësisht përpjekjeve të ambulancës, ai u shpall i vdekur në vendngjarje,” thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet paraprake tregojnë se vdekja e tij po trajtohet si “e papritur, por jo e dyshimtë.” Ben Duncan u bë i njohur pas pjesëmarrjes në sezonin e 11-të të Big Brother UK, i cili ishte edhe i fundit që u transmetua në Channel 4. Ai u eliminua si...