Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të..
Thirrja e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK ka rikthyer sërish vëmendjen te 21 janari i vitit 2011, kur u vranë 4 protestues, kohë kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm. I ftuar në një emision televiziv, ish-prokurori Ervin Karanxha tha se rihapja e çështjes do të hetojë një audiopërgjim të ri, por edhe një email. Sipas tij, të dhënat e email-it janë bërë publike edhe nga “Wikileaks”, ku fondacioni Soros informonte Hillary Clinton për atë që ndodhi në Shqipëri. Pjesë nga biseda: Borakaj: Lulzim Basha në SPAK, do të rihapet përfundimisht 21 Janari? Karanxha: 21 Janari ka ndodhur në 2011, ka ndodhur para 15 vitesh. A të duket normale që një ish-ministër duhej të ishte pyetur në 2011? Pse nuk është hetuar atëherë? Kemi...