Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Harresa e njërit nga heronjtë më të mëdhenj të Shqipërisë Etnike
Fatmir M. Shatri Sot bëhen 38 vjet nga vdekja e Salih Shatrit, njërit ndër figurat më të ndritura të rezistencës shqiptare kundër terrorit serb pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Tomoc të Istogut dhe si nxënës i Normales së Gjakovës, në vitin 1948 u detyrua të arratisej në Shqipëri bashkë me disa shokë, për t’i shpëtuar arrestimit nga regjimi famëkeq i Aleksandër Rankoviqit. Në Tiranë, Salih Shatri u përfshi menjëherë në radhët e njësive komando shqiptare, duke u bërë një prej udhëheqësve të tyre më të guximshëm. Ai mori pjesë në dhjetëra aksione të suksesshme kundër personelit serb që ushtronte dhunë, masakra dhe tortura mbi shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ideali i tij ishte i qartë dhe i pandryshueshëm,pra bashkimi...