Mjafton goli i Mac Allister, Liverpool mposht Courtois dhe Realin. Zhgënjen Juventus, Tottenham, Monaco dhe Atletico “ok”

Mjafton goli i Mac Allister, Liverpool mposht Courtois dhe Realin. Zhgënjen Juventus, Tottenham, Monaco dhe Atletico “ok”

Liverpool ka fituar 1-0 ndaj Real Madrid në supersfidën e luajtur në “Anfield”, ku nuk munguan emocionet nga sekonda e parë deri në atë të fundit, edhe pse sfida u zhbllokua në minutën e 60-të. Pjesa e parë është mbyllur 0-0. Momenti më kryesor ishte në minutën e 32-të, ku vendasit pretenduan për një penallti, për prekje të topit me dorë nga Aurelien Tchouameni. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe vendosë që nuk ka 11-metërsh. Në minutën e 38-të, ishte radha e madrilenve për të pretenduar për penallti, pasi një kontakti të Andy Robertson ndaj Arda Guler brenda zone, por arbitri vazhdoi lojën normalisht. Duhej të kalonin 60 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Anfield”. Dominik Szoboszlai kroson në zonë nga goditja e dënimit, Alexis...