Zogaj: PD pagoi “kapelen e Lacivita-s” shumë shtrenjtë, nuk i solli asnjë trofe Berishës

Zogaj: PD pagoi “kapelen e Lacivita-s” shumë shtrenjtë, nuk i solli asnjë trofe Berishës

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, ka komentuar çështjen e pagesës prej 1.4 milionë euro që Partia Demokratike ka paguar strategun Chriss Lacivita për fushatën elektorale të 11 majit 2025.  Sipas Zogajt, pagesa ishte shumë e lartë, ndërsa vlerësoi se në Shqipëri ka profesionistë më të aftë që mund të kishin realizuar me sukses fushatën e PD-së.  “Është deklaruar shuma dhe duhet theksuar kjo, sepse është respektuar transparenca. Në dijeninë time, Lacivita ka ardhur dy herë në Shqipëri. Në vlerësimin tim, ka njerëz shumë më të zotë këtu për të bërë atë spektakël, por në këtë rast PD ka paguar kapelen e Lacivita-s. Shumë shtrenjtë kjo kapele, sepse nuk i solli asnjë trofe Berishës,” u shpreh Zogaj.  Sipas analistit, Zogaj, pagesat ndaj tij do të kishin justifikim nëse do të sillnin një rezultat konkret...