Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Çfarë ndodh pas vendimit të GJK? Karanxha: Dy zgjidhjet që Veliaj të ushtrojë detyrën
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka dhënë dy zgjidhje se si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mund të drejtojë bashkinë më të madhe në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Karanxha tha se ka dy zgjidhje: e para mbetet që atij t’i krijohen lehtësi nga qelia për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend, dhe e dyta mbetet lehtësimi i masës së sigurisë, pasi tashmë hetimet kanë përfunduar. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë ndodh me qytetarët e Tiranës? Karanxha: Qytetarët do të vazhdojnë jetën. Zgjidhja e parë është ndryshimi i rregullores së burgjeve që atij t’i krijohen kushte, të jetë afër bashkisë. Borakaj: Mund të jetë zgjidhje si ajo e Metës me anë të...