Çfarë ndodh pas dyerve të SPAK me zyrtarët? Dogjani: Nuk jam për tender në prokurori, ja pse më kanë thërritur

Çfarë ndodh pas dyerve të SPAK me zyrtarët? Dogjani: Nuk jam për tender në prokurori, ja pse më kanë thërritur

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për çështjen e tij në SPAK, por edhe për çfarë ndodh me zyrtarët e tjerë. Ai tha se nuk ndodhet në SPAK për vjedhje, as për tender, por pasi është kallëzuar nga një falsifikator. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ju jeni një nga ata zyrtarë të rëndësishëm që edhe dje ishit në SPAK. Çfarë ndodh aty brenda ku zyrtarët hyjnë e dalin? Dogjani: Unë nuk e di si futen ata që vjedhin. Unë nuk kam vjedhur kurrë në jetën time, nuk kam bërë kurrë tender. Një rast kam parë në Fier. Sapo emërohem drejtor në Policinë e Fierit, më vijnë ca letra për tender, duheshin firmosur. Bëhej fjalë...