Pedagogu i ekonomisë akuza Veliajt: Tirana ka devijuar, janë neglizhuar shërbimet bazë

Pedagogu i ekonomisë akuza Veliajt: Tirana ka devijuar, janë neglizhuar shërbimet bazë

Kritika të ashpra janë drejtuar ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e këtë herë nga një zë që vjen nga brezi i tij, i cili shprehet i zhgënjyer me drejtimin që ka marrë kryeqyteti. I ftuar në ‘A Krasta Show’, Oltion Rrumbullaku, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, u shpreh se qeverisja e Tiranës ka devijuar nga një vizion për zhvillim të mirëfilltë, duke u përqendruar në zona specifike interesi dhe duke neglizhuar shërbimet themelore për qytetarët. Ai e përkufizoi veten si pjesë e “brezit të zhgënjyer”, i cili kishte shpresa se Veliaj, si një përfaqësues i gjeneratës së tyre, do të sillte ndryshim dhe përparim. Mirëpo, sipas tij, sidomos gjatë pesë-gjashtë viteve të fundit, drejtimi ka marrë një “kthesë të fortë...