“Gardhi i fundit i kryeministrit ra”, Kthupi ‘trondit’ Ramën:Mbajtja e Ballukut në qeveri është bashkëjetesë me hetimin

“Gardhi i fundit i kryeministrit ra”, Kthupi ‘trondit’ Ramën:Mbajtja e Ballukut në qeveri është bashkëjetesë me hetimin

Eksperti ligjor Rezart Kthupi i pyetur nga moderatori në një studio televizive, se përse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren Belinda Balluku, pasi është marrë e pandehur ligjërisht nga SPAK, u shpreh se është vendimarrje politike që i takon Ramës të vendosë nëse do të vazhdojë të ruajë fabulën e ngrënies së kumbullave e dardhave pas kurrizit. Kthupi tha se kjo vendimarrje duhej marrë që më 27 tetor kur SPAK ia komunikoi akuzat. “Fatura që ka zoti Rama në këto momente është a do të mbajë në detyrë një person në hetim apo do ta shkarkojë. Dhe kjo është cështje politike nuk ka lidhje me ligjin. Do të thotë që në momentin konkret, që në datë 27 tetor kur u mor e pandehur ligjërisht...