Bizneset kanë nevojë për punëtorë, shpallen 6000 vende të lira pune

Bizneset kanë nevojë për punëtorë, shpallen 6000 vende të lira pune

Bizneset në vend kërkojnë 60000 punëtorë. Pozicionet e lira në këtë stinë jane hapur në industrinë e prodhimit, shërbime, tregti, turizëm, teknologji informacioni, bujqësi dhe administratë.  Në portalin kombëtar të punësimit janë shpallur 6000 vende të lira pune.  Pozicionet e shpallura përfshijnë vende vakante në sektorë të ndryshëm, si në industrinë e prodhimit, shërbime, tregti, turizëm, teknologji informacioni, bujqësi dhe administratë. Këto mundësi janë të hapura për të gjitha nivelet arsimore, nga punëtorë të kualifikuar deri te specialistë dhe drejtues.  Procesi i aplikimit është i thjeshtë përmes portalit zyrtar www.puna.gov.al, ku çdo person mund të krijojë profilin e tij dhe të aplikojë për pozicionin që i përshtatet. Nëse qytetarët kanë nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, ata mund të drejtohen pranë zyrës më të afërt të...