VIDEO: Nis vrullshëm PSG-Bayern, shënon 75 milionshi. Befasohet Juventus

VIDEO: Nis vrullshëm PSG-Bayern, shënon 75 milionshi. Befasohet Juventus

4 Nëntor 2025 21:17 Telesport Ka filluar vrullshëm supersfida mes PSG dhe Bayern Munich, e cila po luhet në “Parc des Princes”, ku bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 3-të. Tentativa e parë nga Michael Olise u ndal nga Lucas Chevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë. Në “Allianz Stadium” po ashtu është shënuar goli i parë, ku Sporting Lisbon ka befasuar Juventusin. Ishte Maximiliano Araujo që mposhti Di Gregorion me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në supersfidën, Liverpool-Real Madrid, mungon ende goli. Në sfidat e tjera, Tottenham po udhëheq 1-0 ndaj Copenhagen me golin e Brennan Johnson, Olympiacos po fiton 1-0 ndaj PSV-së. SHIKOGOLAT