Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Vendimi i GJK, Dogjani: Ishte i drejtë në raport me Kushtetutën, por Veliaj duhet të shkarkohej kohë më parë
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Sipas Dogjanit, vendimi ishte i drejtë, megjithatë Veliaj duhet të ishte shkarkuar kohë më parë për shkelje të rënda kushtetuese. Pjesë nga biseda: Borakaj: Pas vendimit të GJK, kishit dilema? Dogjani: Unë jam jurist dhe vij nga fusha e avokatisë, por edhe nga Policia e Shtetit. Por dua të them se unë e prisja një vendim të tillë, pasi Kushtetuta është e qartë, pasi i përket shkarkimit të një kryetari bashkie të zgjedhur nga votat. Vendimi i këshillit bashkiak që propozoi shkarkimin e kryetarit të bashkisë ishte abuzuar në nenin 72, ndërkohë Kushtetuta është...