Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hetim koncesioneve në shëndetësi, Braçe “korrigjon” 7 kërkesat për KLSH, mes tyre me shkelje edhe hemodializa e Spitalit Amerikan
Kontrollit të Lartë të Shteti ju lanë 7 detyra nga Kuvendi për tu përmbushur deri në fund të këtij viti. Në miratimin e projektrezolutës që përmban këto detyra, në mbledhje e përbashkët e komisionit të Ekonomisë dhe Komisioni për Nismat qytetare, deputeti i PS, Erion Brace ka kërkuar që të përfshihet edhe rekomandimi për auditimin e koncesioneve në shëndetësi. “Formulimi qe është në rezolutë, unë mendoj që është i paplotë, për disa arsye. Qëllimi është të ndihmojmë autoritetet vendimmarrëse, konkretisht ministritë dhe qeverinë, sa kohë kontratat koncensionare të partneritetit publik privat nuk janë bërë me ligj të kuvendit. Pra bëhen me vendime të Këshillit të Ministrave, duke pasur një opinion të kualifikuar për mënyrën sesi është operuar në harkun e 10 viteve të secilës prej...