Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Numër 1 burrels’! Si kalonte kokaina?-Bisedat mes Dervishajt, Alibejt dhe Hoxhosmanit: Ekuador, me paleta drush, fat leshi…
Erion Alibej, Plaren Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani TIRANË-Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc, mes anëtarëve të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës. Trafikimi i drogës bëhej duke përdorur kontejner me fruta, produkte industriale dhe produkte konsumi. Lëndë narkotike rezulton se nxirret nga pika kufitare (porti detar i Antëerp-it. Belgjikë), duke përdorur rekrutimin e personelit të sigurisë të cilët janë të punësuar brenda këtij porti. Episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike lidhet me atë të bashkëpunimit midis një grupi prej 7 personash. Ku mbi të tjerë spikasin emrat e Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Si edhe të Artur Hoxhosmanit, vëllait të tij Klevisit, Ermir Ndreaj, Devid Patrut si dhe Ilir...