Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat
Kosova E Martë, 4 Nëntor 2025 20:29 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mandatoi këtë të martë Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e qeverisë së re, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një konferencë për media, Osmani sqaroi se Kushtetuta nuk kërkon garanci për numrin e votave, por vlerëson gjasat që kandidati mund të arrijë të sigurojë shumicën në Kuvend. “Askund në Kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa, dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gjasat ofrohen në zyrën time,” tha Osmani. Ajo shtoi se pas takimit me VV dhe Glauk Konjufcën, ata e kanë bindur se kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme.