“U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

“U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për trafikun ndërkombëtar të drogës. Një hetim i nisur në vitin 2024, ku emri kryesor në përfshirjen në këtë trafik del të jetë Plaurent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit. Ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos rëndë miku i tij, Aleksandër Laho, i njohur si ‘Rrumi’. Por që çuditërisht fill pas këtij atentati, ai del në vitin 2020 si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Bashkë me grupin...