Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Glauk Konjufca mandatohet për formimin e qeverisë/ Kurti: I ka të sigurta 56 vota
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot më 4 nëntor për mandatarin e ri të kësaj partie, Glauk Konjufcën, i cili pritet të bëjë përpjekjen e dytë për formimin e Qeverisë. Gjatë një konference për media nga selia e Qeverisë, Kurti u shpreh se nuk ekziston asnjë detyrim për sigurimin e 61 nënshkrimeve. Ai theksoi se Konjufca gëzon mbështetjen e 56 deputetëve, po aq sa kishte marrë vetë Kurti në seancën e 26 tetorit. “Për mandatarin e ri, në tentimin e dytë, Glauk Konjufca, i ka të gjitha votat që i kam pasur unë, 56 vota i ka sigurta Glauku, ndoshta merr më shumë. Më pak nuk mund të marrë. Maksimumi im është minimumi i Glaukut”, tha Kurti. Ai shtoi se “nuk është kurrëfar obligimi të sigurohen 61 nënshkrime”, duke nënvizuar se tentimi i dytë për formimin...