“Lirojeni Veliajn nga burgu”, Arjan Ndoja: Rama po intimidon Gjykatën Kushtetuese

“Lirojeni Veliajn nga burgu”, Arjan Ndoja: Rama po intimidon Gjykatën Kushtetuese

Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt. I ftuar në emisionin Off the Record në A2 CNN nga Andrea Danglli, Ndoja e cilësoi deklaratën e Ramës, ku ai tha se “Veliaj duhet liruar që të shërbejë qytetarëve”, si një përpjekje për të ndikuar dhe intimiduar drejtësinë.  “Në pikën e tretë të deklaratës së Ramës, shihet qartë një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ai i thotë në mënyrë të tërthortë gjyqtarëve: nëse s’e quajtët shkarkimin të drejtë, atëherë pse e mbani në burg? Lëreni të kthehet në detyrë,” deklaroi Ndoja.  Deputeti i PD-së theksoi se Rama, ndonëse përpiqet ta paraqesë si qëndrim institucional, po tenton të përdorë vendimin e Kushtetueses për t’i dhënë legjitimitet politik Veliajt, i cili ndodhet nën hetim për çështjen e inceneratorëve.  “Kryeministri po shfrytëzon një vendim...